Ratifikohet marrëveshja për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar gjatë seancës së sotme parlamentare projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin linja e transmisionit 400 kv Shqipëri – Maqedoni”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky projektligj është miratuar me 76 vota pro të deputeteve të pranishëm. Kosto e përgjithshme e projektit është rreth 70 milion euro, ndërsa në total huaja e bankës gjermane KfW për këtë projekt arrin në 50 milion euro.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë me autoritetet gjermane ka nënshkruar dy marrëveshje, ku pjesa e parë e financimit është 30 milion euro, ndërsa pjesa tjetër prej 20 milionë eurosh.

Projekti “Linja e interkoneksionit 400 kv Fier – Elbasan (Shqipëri) – Manastir (Maqedoni), përfshin ndërtimin e linjës së re ajrore,Elbasan – Manastir afërsisht 151 km, ku 56 km janë në territorin e Shqipërisë.

Sipas qeverisë shqiptare, objektiv kryesor i projektit është të përforcojë lidhjet interkonjektive me rajonin, duke krijuar kushte për shkëmbime tregtare dhe transitime pa kufizim të energjisë elektrike në rajon.

Gjithashtu autoritetet shqiptare me këtë projekt synojnë të zhvillojë burimet e ardhshme të prodhimit të energjisë elektrike të zonës jugore të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button