Fasulja, ushqim i shëndetshëm, por edhe shërues

Një thënie e vjetër popullore bën: “Fasulja ushqen trimin”, por shkaku i përbërësve ushqyes dhe shërues lirisht mund të themi se fasulja ushqen dhe shëron. Edhe pse shpesh e quajnë ushqim fshatarësh dhe i varfër, fasulja është njëri ndër ushqimet më të dobishme, është burimi i proteinave, si dhe është ushqim që i takon kuzhinës tradicionale. Fasulja është bimë njëvjeçare nga familja e bishtajoreve, e cila posedon shumë përbërës ushqyes, prandaj edhe duhet të jetë pjesë përbërëse e ushqimit tonë. Nutricistët theksojnë se fasulja është ushqim kalorik dhe se në 100 gramë fasule gjenden 282 deri 302 kalori.

Është burim i rëndësishëm i materieve ushqyese biologjike, prandaj mesatarisht 100 gramë fasule përmbajnë rreth 52 gramë karbohidrate, 26 gramë proteina, 2 gramë yndyrë, 4 gramë fibra, aminoacide esenciale, fosfor, kalcium, kalium, magnez dhe hekur.
Mendohet se në mbarë botën ekzistojnë rreth 70 lloje të fasules. Tek ne më shumë njihen ato lloje sipas emrave popullor: fasulja e bardhë, fasulja e bardhë e imët, fasulja e kuqe, e verdhë…

– Fasulja vështirë tretet, sepse proteinat dhe karbohidratet që përmban nëpër trup sekretohen në mënyra të ndryshme. Mjafton që ta konsumoni një herë në javë e kur ta përgatisni bëjeni si duhet.

– Para zierjes, e pastroni me ujë të ftohtë dhe e lini të qëndrojë gjatë gjithë natës në ujë. 10-15 minutat e para e zieni në zjarr të lartë. Koha e zierjes varet nga lloji i fasules dhe nëse është e re apo e vjetër. Nëse dëshironi që me fasule të konsumoni edhe peshk apo vezë, është koha ta largoni këtë shprehi sepse është e dëmshme për organizmin.

Fasulja përmban më shumë proteina sesa të gjitha bimët e tjera – vetëm një filxhan fasule ofron një të katërtën e proteinave për të cilat kemi nevojë çdo ditë.

Fasulja përmban edhe vitamina të shëndetshme për zemër dhe antistres, si janë vitamina B, hekuri dhe kalciumi . Po ashtu, konsiderohet edhe si “pastrues natyral” sepse kalon nëpër zorrë dhe ka aftësi të eliminojë kolesterolin.

Përdorni fasulet edhe në supë dhe përzieni me lloje të ndryshme të perimeve si domatet, karotat dhe shtoni piper djegës. Përgatitini ato me dy lugë vaj ulliri, pak hudhër, kripë, biber për fasule sipas stilit mesdhetar.

Si të ruhen: Mos iu ndani fasuleve në kanoçe kur janë me ulje çmimi, fasulet e thata janë gjithmonë më të lira, por marrin më shumë kohë për t’u zier.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button