Një shtatëvjeçar me thikë e ka therur vëllain më të madh për një lojë në kompjuter

Një djalë shtatëvjeçar me thikë kuzhine ka therur vëllain e tij më të madh 14-vjeçar në shpinë pas një debati për një lojë në kompjuter.

“Dje rreth orës 9 në Dibër, në shtëpinë pronë e B.A. në rrugën “Ibraim Kolari” në dhomën e ndejës ka ndodhur një debat midis dy vëllezërve njëri katërmbëdhjetëvjeçar tjetri shtatëvjeçar, për shkak një loje në kompjuter. Gjatë zënkës shtatëvjeçari me thikë kuzhine e ka therur vëllain më të madh në pjesën e pasme të shpinës”, kumtoi sot MPB.

Një fqinje e ka dërguar djalin e lënduar në Qendrën klinike në Dibër prej ku, pas ndihmës së ofruar mjekësore, me automjetin e ndihmës mjekësore është ridërguar në Qendrën klinike Shkup për shërim të mëtejmë.

Policia ka ndërmarrë masa për pastrimin e plotë të rastit dhe dokumentimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button