Çiklisti udhëton 500 kilometra në drejtim të gabuar

Çiklisti që u nis për në vendlindje për ta festuar Vitin e Ri kinez së bashku me familjen, për 30 ditë rresht ka udhëtuar në drejtim të gabuar, transmeton kona.net.

Punëtori i ri në moshë synonte që të shkonte në shtëpinë e tij në Qiqihar të provincës Heilongjiang, prej qytetit Rizhao, diku 1700 kilometra larg.

Por pasi udhëtoi 500 kilometra, u ndalua nga policia e komunikacionit në provincën Anhui. Ata i treguan se po udhëtonte në drejtimin e gabuar, pasi vendlindja e tij ishte krejt në një rrugë tjetër, transmeton Koha.net.

Policia pasi zbuloi qëllimin e çiklistit, vendosi që t’ia paguajë biletën e trenit për t’u kthyer në shtëpi. Mediumet kineze raportojnë se punëtori fitonte pak të ardhura dhe jetonte nëpër internet kafe. E vetmja mënyrë për t’u kthyer në shtëpi pa shpenzime ishte udhëtimi me biçikletë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button