Zaev në takim me ambasadorin Reka: Gruevski ta kthejë mandatin, ne do të formojmë Qeveri

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pas ditës është takuar me ambasadorin e Republikë së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, njofton Portalb.

Zaev e ka informuar ambasadorin e Shqipërisë për pritjet e LSDM-së në lidhje me zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni dhe ndryshimet demokratike për të cilat, siç ka thënë ai, më 11 dhjetor kanë votuar shumica në Maqedonia.

“Presim që më 29 dhjetor Nikolla Gruevski ta kthejë mandatin dhe pastaj LSDM është partia që do të formojë Qeveri në Republikën e Maqedonisë. Është konstatuar se në zgjedhjet e dhjetorit, qytetarët qëndruan kundër ndarjeve dhe kjo gjë është përfitim i madh për Maqedoninë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Zaev gjithashtu me ambasadorin Reka ka biseduar edhe për marrëdhëniet mes dy shteteve, Maqedonisë dhe Shqipërisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button