Maqedoni, edhe një viktimë nga i ftohti

Një i pastrehë në mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur në një shtëpi të braktisur në Manastir ndërkaq miku i tij, gjithashtu i pastrehë, është dërguar në spital, informojnë burimet nga Ministria e Punëve të Brendshme të “24Vestit”, njofton Portalb.

Sipas informatave të para, i pastrehu sipas të gjitha gjasave ka ndërruar jetë nga i ftohti, ndërkaq zyrtarisht për vdekjen e tij duhet ta konstatojë hetimi.

Trupi i pajetë i të pastrehut, është gjendur në mëngjes rreth orës 6, në rrugën “4 Noemvri”. Policia po punon për pastrimin e rastit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button