Ja si të bëni që dashuria juaj të zgjasë

Nëse ndodh që pas një farë kohe me partnerin tuaj shkëndijat nën çarçaf nuk janë më si ato të parat, dijeni se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, dhe mbi të gjitha, dijeni se nuk jeni e vetme.

Është vërtetuar se monogami në afate të gjata kohe rrezikon marrëdhënien dhe vetë pasionin. Në një studim të ndërmarrë nga Lloyds Pharmacy Online Doctor ka konstatuar se marrëdhëniet seksuale në çift zbehen dhe bien në numër në raport me kalimin e kohës.

Kjo është një përvojë që i përfshin të gjithë, por sipas konsulentëve të kërkimit të mësipërm, ka shumë mënyra për të përmirësuar intimitetin mes partnereve.

  1. Respektoni marrëdhënien tuaj

E rëndësishme është që gjithnjë të keni parasysh se marrëdhënia jua është si një bosht, rreth se cilës do të duhet të rrotullohet e gjithë jeta juaj, ndaj ajo duhet vlerësuar dhe respektuar.

  1. Gjeni kohe për t’iu dedikuar marrëdhënies tuaj

Në këtë rast është fjala për të planifikuar se bashku kohën që keni për të kaluar. Por e rëndësishme është që t’i lihet hapësirë edhe informalitetit, eksperimentimit, spontanitetit dhe improvizimit.

  1. Flisni dhe dëgjoni

Komunikimi është një prej rrugëve që do të bëjë të mundur ri ndezjen e pasionit. Ndaj kushtojini se paku 10 minuta në ditë bashkëbisedimit edhe për gjera nga me ordineret. Një këshillë, dëgjojeni edhe ju me kujdes dhe vëmendje partnerin tuaj.

  1. Komunikoni

E rëndësishme është edhe bashkëbisedimi që lidhet me vete dhe jetën tuaj seksuale. Madje të flasësh për këtë është themelore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button