Kadastra do të kërkojë vazhdim të afatit për elaboratet për legalizim
Pesëmbëdhjetë mijë elaborate gjeodezike të domosdoshme për kompletim të dokumentacionit për legalizim të ndërtimeve pa leje nuk janë parashtruar në komuna deri në skadimin e afatit ligjor në fund të vitit të kaluar, për ç’arsye Kadastra do të kërkojë vazhdim të afatit.
Të dhënat nga ndërmarrjet gjeodete tregojnë se deri në fund të dhjetorit të vitit të kaluar 5.000 elaborate, edhe pse ishin përgatitur, nuk ishin ngritur nga palët. Dhjetë mijë elaborate ndërmarrjet gjeodete nuk arritën t’i përgatisin sepse kërkesat për to ishin parashtruar para skadimit të afatit dhe nuk ka pasur kohë të mjaftueshme.
“Kadastra do ta informojë Qeverinë për gjendjen e këtillë gjithsesi me kërkesë për vazhdim të afatit për parashtrim të elaborateve në mënyrë që të jepet hapësirë që këto 10.000 elaborate ndërmarrjet gjeodete të mund t’i përpunojnë në mënyrë që të parashtrohen, ndërsa 5.000 elaborate qytetarët t’i ngrisin dhe t’i parashtrojnë në komuna”, tha sot në konferencë për shtyp drejtori i Kadastrës, Sllavçe Tërpeski.
Prej marsit të vitit 2011 kur filloi procesi i legalizimit përfundimisht me 31 dhjetorin e vitit të kaluar ndërmarrjet gjeodete kanë pranuar 240.000 kërkesa për përgatitje të elaborateve. Prej tyre 225.000 janë përpunuar dhe janë ngritur nga palët.
Afati për parashtrim të elaborateve skadoi për kërkesat nga qytetarët për legalizim të parashtruara në afatin e parë për atë mundësi në vitin 2011. Atëherë u parashtruan mbi 360.000 kërkesa, ndërsa deri më tani në Kadastër janë regjistruar 170.000 objekte të legalizuara.
Numri i saktë i qytetarëve të cilët aspak nuk kanë parashtruar kërkesa për përpunim të elaborateve, ndërkaq kanë kërkuar legalizim, siç tha Tërpeski, do të dihet pasi që do të kryqëzohen të dhënat e ndërmarrjeve gjeodete dhe të komunave. Nga 360.000 kërkesat e parashtruara është e mundur të ketë dyfish apo me një elaborat të kërkohet të përfshihen më shumë objekte.
Për afatin plotësues për parashtrim të kërkesave për legalizim në fillim të vitit të kaluar u parashtruan 80.000 kërkesa të reja. Ato duhet të kompletohen me elaborate gjeodezike deri në fund të këtij viti.
Hapen ditët e Kadastrës në Shkup
Banorët e Shkupit mund të drejtohen në Qendrën për Kadastër të patundshmërive nëse kanë probleme ose paqartësi për lëndët në kompetencë të këtij institucioni. Ekipet profesionale të Kadastrës do të jenë në dispozicion për konsultime dhe përgjigje deri të premten, nga ora nëntë e deri në orën 17, në suaza të Ditëve të hapura të 9-ta të Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, që filluan në tetor të vitit të kaluar.
Ditët e hapura veçmë realizohen në Shtip, Veles, Ohër, Strugë, Dojran, Bogdanc, Novac, Mogila, Krivogishtan. Do të vazhdojnë javën e ardhshme në Resnjë dhe Demir Hisar, pas së cilës është planifikuar të përfshihen edhe repartet në Kumanovë, Dibër, Kërçovë, Berovë, Dellçevë dhe Shkup, ndërsa do të përfundojnë më 10 mars në Makedonski Brod dhe Krushevë.
“Deri tani 740 qytetarë kanë marrë pjesë në “Ditët e hapura me Kadastrën” dhe kërkuan ndihmë nga personat profesional, një pjesë e tyre në vendin e ngjarjes e përfunduan punën, ndërsa një pjesë morën ndihmë profesionale që të munden më lehtë ta zgjidhin problemin. Në raport të sektorit të biznesit, deri tani 146 firma e kanë shfrytëzuar mundësinë për konsultime dhe rizgjidhje të lëndëve më të komplikuara dhe më të ndërlikuara të cilat janë të lidhura me kadastrën”, informon në konferencën për shtyp Sllavçe Tërpeski, drejtor i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive.
Vitin e kaluar Kadastra ka zgjidhur pothuajse 1,2 milion lëndë që është për 130.000 lëndë më shumë nga viti 2015. Në Qendrën e Kadastrës të patundshmërive-Shkup vitin e kaluar janë zgjidhur mbi 390.000 lëndë ose për 15.000 lëndë më shumë nga viti 2015. Më së shumti lëndë 136.000 janë zbatuar në mars, ndërsa më së paku në korrik kur janë dorëzuar 77.000 lëndë që me siguri i detyrohet pushimeve vjetore.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve Tërpeski tha se nëse deri para dhjetë viteve qytetarët më së shumti janë ankuar për shpejtësinë e procedurave në Kadastër, tani lëvdatat janë për lëndë specifike për të cilat konsiderojnë se kanë të drejtë t’u interpelohet, ndërsa shërbimet profesionale kanë vlerësuar se ndonjë kusht nuk është plotësuar. “Në ditët e hapura hapen ato lëndë, shqyrtohen sërish, nëse bëhet fjalë për gabim të Kadastrës hapet urdhër zyrtar dhe menjëherë zgjidhet lënda, ndërsa nëse ka nevojë për dokumentacion shtesë në atë rast jepet udhëzim i palës”, sqaroi Tërpeski.
Shërbimi më i kërkuar i qytetarëve nga Kadastra është dhënia e fletëpronësisë dhe vitin e kaluar janë dhënë 573.000, pas së cilës vijojnë kërkesa e të dhënave nga firmat private gjeodete ose 139.000. Mbi 100.000 kërkesa janë zbatuar për ndryshim personal në bazë të shitblerjes, zgjidhje e trashëguar ose dhuratë. Viteve të fundit janë regjistruar 15.000 hipoteka të reja, ndërsa janë çregjistruar 10.000 hipoteka. Vitin e kaluar në Kadastër të Patundshmërive janë parashënuar 1.775 ndërtesa në fazën e ndërtimit, ndërsa janë zbatuar 50.000 kërkesa për regjistrim të banesave, shtëpive, hapësirave afariste…Në vitin 2016 Kadastri ka pranuar edhe 20 kërkesa për parashënim të objekteve infrastrukturore në gjatësi prej 380 kilometra dhe 110 kërkesa për regjistrim të objekteve infrastrukturore në gjatësi prej 400 kilometra.