Ushtria e Irakut: Pjesa lindore e Mosulit është çliruar e tëra

Ushtria e Irakut ka rimarrë plotësisht Mosulin lindor, rreth tre muaj pas nisjes së ofensivës së saj për çlirimin e qytetit nga grupi terrorist DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

“Tani po presim deklaratën zyrtare nga kryeministri i vendit Haider al-Abadi, që është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Irakut”, deklaroi Nasir Nuri zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në një deklaratë të transmetuar në televizionin shtetëror.

Zëdhënësi vazhdoi të pohonte se në betejën për qarkun lindor të Mosulit, DEASH-i ka pësuar humbje të mëdha njerëzore dhe materiale.

“Forcat e ushtrisë tani janë duke konntrolluar zonën me qëllim të gjetjes dhe largimit të kurtheve të vendosura në ndërtesat dhe të hapin rrugët në zonat e çliruara”, shtoi ai.

Tetorin e kaluar, ushtria e Irakut e mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të në ajër dhe aleatët lokalë në terren, filloi një fushatë të gjerë për të rimarrë Mosulin, të cilin DEASH-i e okupoi në mars të vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button