Gjërat që i bëjnë femrat të parezistueshme në sytë e meshkujve

Nuk ekziston receta magjike, por këtu kemi rradhitur 6 karakteristikat të cilat meshkujt i shohin si të pa rezistueshme tek femrat, në pamje dhe në sjellje. E dinit se, për shembull, ijet e plota dhe krahët e gjata janë më tërheqëse se flokët bjonde? Apo se një buzëqeshje ka më shumë rëndësi se njëmijë fjalë? Ja çdo gjë që duhet të dini për ato që u pëlqejnë gjinisë tjetër.

1.Një buzëqeshje rrezëllitëse Fuqia joshëse e një buzëqeshjeje rrezëllitëse nuk ka të krahasuar. Sipas kërkimeve të fundit, meshkujt tërhiqen nga dhëmbët e bardhë dhe të shkëlqyeshëm, kjo është një shenjë kujdesi dhe pastërtie. Por mos u përpiqni të buzëqeshni në mënyrë artificiale, buzëqeshja më joshëse është ajo natyrale.

2.Pak grim Teprimi me grim është njëra ndër gabimet që duhet evituar. Përveç se për shijet personale, në fakt është e njohur se meshkujt nuk e pëlqejnë një fytyrë të mbytur nga makijazhi. Është mirë të preferoni një makijazh natyral dhe delikat, të sofistikuar dhe në gjendje për të nxjerrë në pah bukurinë tuaj.

3.Buzëkuqi i kuq Buzëkuqi i kuq është një instrument i fuqishëm joshjeje. Kjo është konfirmuar, ngjyra e kuqe tërheq meshkujt. Zgjidhni një tonalitet të ngjyrës së kuqe që ju përshtatet dhe aplikojeni në një mbrëmje të veçantë.

4.Flokët e errëta Është e kotë të themi se ka femra të cilat duken gjithmonë shumë bukur me çdo ngjyrë që mbajnë në flokë. Por megjithatë, edhe pse gjithmonë thuhet se meshkujt preferojnë bjondet, janë brunet ato që tërheqin më shumë shikimin e meshkujve.

5.Krahët e gjatë Kërkuesit e Universitetit të Sidney-t kanë zbuluar se femrat me krahë të gjatë dhe të hollë i pëlqejnë më shumë meshkujve edhe më shumë se ato që kanë këmbë të gjata. Përse? Me sa duket sepse kjo pjesë e fizikut ndërhyn në siluetën delikate femërore.

6.Lëkurë e shkëlqyeshme Një lëkurë e pastër, e shkëlqyeshme është ndër dëshirat e bukurisë më të preferuarat nga meshkujt kur flasin për femrën e tyre ideale. Kujdesuni gjithmonë për lëkurën tuaj pa bërë gabime në rutinën tuaj të përditshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button