Tramp në Pentagon do të bisedojë për SHI-në

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot do ta vizitojë Pentagonin, ku do të bisedojë për revizion të mundshëm të luftës kundër Shtetit islamik.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Shon Spajser mbrëmë paralajmëroi se Tramp do të marrë pjesë në ceremoninë e shefit të ri të Pentagonit, Xhejms Matis, e më pas do të bisedojë për SHI-në.

SHBA-ja ka pothuajse 5.000 ushtarë të cilët marrin pjesë në luftën kundër SHI-së në Irak, si dhe forca speciale në irak dhe në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button