Vuçiç nuk është optimist për takimin në Bruksel

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se nuk ka pritje të mëdha nga takimi i zyrtarëve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, duke shtuar se do të kërkojë nga zyrtarët evropianë që të mos mbështesin sjelljen e armëve aty ku nuk e kanë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është e rëndësishme të kërkojmë nga zyrtarët evropianë që të mos mbështesin sjelljen e armëve aty ku nuk e kanë vendin”, tha Vuçiç në konferencën e përbashkët për mediat me Kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiç në Beograd.

I pyetur se çfarë pret nga takimi i nesërm, ai tha se do të insistojë që problemet të zgjidhen përmes bisedimeve, por ai shton se deri diku ka humbur besimin në disa negociatorë të caktuar shqiptarë. “Nuk mund një ditë të bisedoni, ndërsa nesër të dërgoni tanke”, shtoi Vuçiç.

Kryeministri i Serbisë shfaqi shpresën se shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, do të vendos që këto takime të jenë më të shpeshta, meqë incidentet ndodhin kur ato janë të rralla. Ai tha se mund të vazhdohet me bisedimet, porse ato asnjëherë nuk do të kenë atë lloj besimi që është ndërtuar në vitet e fundit.

“Do të jetë vështirë të arrihet një përfundim, por çdo rezultat që përfshin paqen dhe stabilitetin është i mirë”, u shpreh Vuçiç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button