Fijon: Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë janë të pakuptimta

Të pakuptimta janë sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, deklaroi sot favoriti i të djathtëve francezë për zgjedhjet presidenciale, Fransoa Fijon, gjatë vizitës së tij në Gjermani.

Fijon paralajmëroi se ekziston rrezik që Moska dhe Uashingtoni të ndërtojnë marrëdhënie të reja, ndërsa BE-ja të mbetet jashtë llogarive të tyre, transmetuan mediat britanike.

Fijon deklaroi se para tërheqjes së sanksioneve do të nevojitet që Rusia të bëjë gjest dhe shtoi se Ukraina nuk e bën të nevojshmen që ta garantojë paqen.

“Jam i bindur se sanksionet ekonomike janë tërësisht joefiakse”, tha Fijon para gazetarëve në Berlin pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel. “Duhet të gjejmë mënyrë tjetër për komunikim”.

“Nuk dua presidenti amerikan Donald Tramp të ketë kontakte me Rusinë në llogarinë tonë. Do të jetë keq për Evropën nëse Tramp vepron pas shpinës tonë, që nuk është e pamundur”, deklaroi kandidati për president i të djathtës franceze

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button