Shkup, gjysmë orë pritje për 9, 19 dhe 20

Qytetarët e Shkupit, të cilët për destinacion i kanë lagjet e Çairit, Fushë Tophanës e Shutkës, ankohen se oraret e autobusëve 9, 19 dhe 20, të cilët transmetohen në treguesit elektronike që janë të vendosur në më shumë stacione të autobusëve, aspak nuk korrespondojnë me realitetin në praktikë, shkruan gazeta KOHA.

Nevoja e qytetarëve për këto linja të autobusëve, të cilët për momentin funksione vetëm me ato private, ka ndikuar që shumë udhëtar të ankohen se gjatë javëve të fundit, në kushtet kur temperaturat shënuan ulje drastike, ata të presin një autobusë më tepër se gjysmë orë.

Duke iu referuar burimeve brenda shoferëve që gravitojnë nëpër këto lagje, ata thonë se brenda kolektivit të kë- tyre linjave mbizotëron një kaos i vërtet, i cili ka reflektuar në vonimin e pazakontë të autobusëve.

Orari i autobusëve me nurat 9, 19, 20 është i njëjtë si para dhe pas vitit të ri, respektivisht çdo 10 apo 11 minuta në stacionet e autobusëve ku është e paraparë të kalon kjo linje duhet të ndalet nga një autobusë i këtij lloji, megjithatë brenda 20 ditëve të kaluara, sipas rrëfimeve të udhëtarëve, këto autobusë janë paraqitur në çdo 30 minuta e më tepër.

Të diskriminuar dhe të mllefosur nga pritjet e gjata dhe të pakuptimta, pavarësisht paralajmërimeve se Këshilli i Qytetit, edhe një herë do ta shqyrtojë vendimin për largimin e linjave publike për këto lagje, në formën on-line qytetarët kanë filluar të mbledhin nënshkrime, me qëllim ndryshimin e gjendjes momentale me transportin publik në rajonet e theksuara më lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button