Ecja e shpejtë parandalon depresionin

Shkencëtarët portugezë rekomandojnë që nëse jemi depresivë çdo ditë të merremi me aktivitete fizike, sepse ushtrimet janë shumë më efektive se antidepresivët, shkruan Koha.net, përcjell Portalb.mk.

Aktivitet e moderuara fizike, dhe veçanërisht ecja e shpejtë, mund të zvogëlojnë problemet për shkak të depresionit te pacientët, të cilëve nuk kanë mundur t’u ndihmojnë ilaçet, janë rezultatet e anketës që ka bërë një guro shkencëtarësh nga Portugalia, transmeton Koha.net.

Pjesëmarrësit në eksperiment, 150 gjithsej, kanë vazhduar të marrin terapi të rregullt, por më parë janë lutur të ushtrojnë çdo ditë: një pjesë është marrë me ecje të shpejtë, ndërsa një pjesë tjetër ka bërë ushtrime të ndryshme.

Rezultatet kanë treguar që gjendja shëndetësore është përmirësuar te 26 për qind e pacientëve. Shkencëtarët kanë rekomanduar ecje të shpejtë, si preventivën më të mirë për shëndet psikik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button