Ahmeti që nga viti 2002 vazhdon ta ketë prioritet NATO-n dhe BE-në

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Ali Ahmeti, është takuar me Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Gudrun Shtajnaker dhe bashkëpunëtorët e saj.

Temë kryesore e takimit ishin integrimet EuroAtlantike si prioritet i vendit pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare dhe ato presidenciale.

Prioritetet e Bashkimit Demokratik për Integrim para dhe pas zgjedhjeve janë integrimi i vendit në NATO dhe BE, marrëdhënie të shëndosha ndëretnike, vazhdim i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore si dhe zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore, thuhet në komuniktën e BDI – së.

Partitë politike që do të mandatohen me legjitimitetin e votës së dy komuniteteve shumicë në Maqedoni duhet që të sjellin vendime të rëndësishme për të ardhmën Euro Atlantike të vendit tonë, ka thënë mes tjerash Ahmeti. 

Ambasadorja Gjermane foli rreth nevojës së zgjidhjes sa më të shpejtë të çështjes së emrit pas zgjedhjeve në Maqedoni dhe nënvizoi që Gjermania do të përkrah arritjen e kompromisit midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button