Beteja në diasporë, kandidati maqedonas përballë kandidatëve shqiptarë

Një javë para skadimit të afatit për paraqitjen e mërgimtarëve për zgjedhjet, gara mes partive politike, për të fituar deputetin e diasporës, ka kulmuar me vizitat e vazhdueshme të përfaqësuesve politik në vende të ndryshme të Evropës.

Partitë politike shqiptare, pranojnë se pjesëmarrja e tyre në garën për deputetin e diasporës, do të thotë edhe disperzim i votës përballë kandidatit maqedonas, i cili do të jetë përballë tre kandidatëve shqiptarë për Evropën.

VMRO-DPMNE, është përballë tre partive shqiptare, për deputetin e Evropës. Fituesi i kandidatit nga diaspora nuk do të jetë rezultat i një kuote të përcaktuar, por marrja e shumicës së thjeshtë do të përcaktojë fituesin.

PDSH-ja, nuk e përjashton mundësin e pasojave që mund të sjellë disperzimi i votës shqiptare në Evropë dhe humbjen e deputetit shqiptarë përballë kandidatit të vetëm maqedonas nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Sipas tyre përgjegjësinë për këtë duhet ta mbajnë të tjerët të cilët, zhvillojnë një politikë përçarëse si në vend ashtu edhe në diasporë.

BDI-ja, kërkon të përsëris suksesin që i dhanë mërgimtarët në fitoren e komunës së Kërçovës.
 
Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari po qëndron në Zvicër për të realizuar takime me mërgimtarët. Ai ka folur për rëndësinë e votës së mërgimtarëve duke përkujtuar zgjedhjet lokale të plot një viti më parë, kur pikërisht vullneti i mërgimtarëve shqiptarë që udhëtuan  me mijëra e mijëra kilometra mundësoi që pas 70 vitesh Kërçova të kthehet në Uskanë. Dehari u shpreh se para mërgimtarëve gjendet edhe një sfidë e cila kërkon mobilizim, për t’iu garantuar një vend më shumë në parlamentin e Maqedonisë.

Nënkryetari i RDK-së, Artan Dika, thotë se diaspora shqiptare, numerikisht është më e madhe dhe fitorja e një deputeti shqiptarë për Evropën do të varet nga organizimi i dhe interesimi i  mërgimtarëve për të votuar.

Lidhur me mundësin e humbjes së deputetit shqiptarë të diasporës për Evropën përballë kandidatit të vetëm Maqedonas, Dika, thotë se, ne nuk mund të mbajnë përgjegjësi, sepse,RDK-ja gjithmonë ka bërë thirrje për bashkëpunim, por sipas tij këto ide vazhdimisht janë sabotuar parasë gjithash nga BDI-ja, e cila. Dika thotë se BDI-së, nuk intereson asgjë tjetër përveç numrave për ët marrë pjesë në qeveri dhe të legjitimoje korrupsionin dhe keq qeverisjen e saj.

Dika thotë se mërgata shqiptare ka luajtur një rolë shumë të madh 30 vitet e fundit për çështjen shqiptare, por për shkak të tradhtisë të idealeve të luftës nga ata që morën pjesë në pushtet pas luftës, diaspora është tërhequr pak nga aktivitetet politike.

Analisti Alajdin Demiri, vlerëson se zgjedhjet parlamentare ne emigracion janë specifike dhe ngërthejnë një mori manipulimesh, të cilët janë edhe ligjore sipas këshillit zgjedhorë në vendin ku votohet, që do të thotë se nuk u mundësohet një zgjedhje reale duke informuar qytetarët në mënyrë selektive dhe kështu rezultoi që emigracioni i dalë nga Maqedonia që realisht përmban rreth 70 % shqiptarë me 30 maqedonas u japin 3 deputet maqedonas dhe asnjë shqiptar.

Ky moment mund sërish të përsëritet, thotë Alajdin Demiri.  “Kësaj radhe edhe partitë politike shqiptare do t’i ndihmojnë, sepse çdo njëra do të ketë kandidatin e vetë, ndërsa maqedonasit do të dalin vetëm me një kandidat. Disperzimi i votave në 3 kandidat shqiptarë, ndërsa akumulimi i votave në një deputet maqedonas, duke i pas parasysh edhe elementet e manipulimit, mund shumë lehtë në Evropë të fitojë përsëri deputet maqedonas”, thotë ai.

“Dëshiroj ta sqarojë proporcioni me faktin se e njohë strukturën e emigrantëve në Zvicër, ku isha ambasador ku  kisha të dhënat në vitin 2000, se prej gjithsejtë 55 mijë emigrant nga Maqedonia vetëm 11 janë maqedonas”, thotë Alajdin Demiri.

Lajme të ngjashme

Back to top button