Sulmohet me shufër hekuri një 12 vjeçar nga Shkupi

Një djalosh i moshës dymbëdhjetë vjeçare mbrëmjen e djeshme është sulmuar me shufër metalike në kokë, ka bërë të ditur policia.

 Siç thuhet në njoftimin e policisë, përderisa i riu ka qenë duke lëvizur me shokët e tij, është sulmuar fizikisht nga disa persona tjerë të mitur, ndërsa njëri prej tyre ka goditur në kokë me shufër prej hekuri, përcjell lajmpress.com.

Ai me urgjencë është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup ku janë konstatuar lëndime të lehta, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button