Diaspora shqiptare propozon Afërdita Xheladini-Çoku për deputete

Rrjeti i Organizatave Kulturore Shqiptare që veprojnë në shtetet skandinave  nëpërmjet një komunikate bëjnë të ditur se do të nxjerrë kandidate për deputet të diasporës, nga radhët e BDI-së, Afërdita Xheladini-Çoku, magjistër e shkencave ekonomike” në Lund Universiti, Suedi, me origjinë nga Ohri

“Fundjavën që lamë pas, me mendjen e shpirtin te atdheu dhe pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni, në një atmosferë të ngrohtë dhe mjaft miqësore Rrjeti i Organizatave Kulturore Shqiptare mbajti një takim informues në Malme të Suedisë, ku debatoi për të ardhmen e shqiptarëve të Maqedonisë. Kërkojmë përkrahje nga partia më e madhe shqiptare që edhe në që jetojmë në tokat e ftohta të Evropës të kemi përfaqësuesen tonë në parlamentin e Maqedonisë e cila do të ngre zërin për ne, për të drejtat tona si komunitet dhe problemet e ndryshme me të cilat ballafaqohemi të gjithë ne”,thuhet në komunikatë.

“Diaspora shqiptare kërkon përfaqësim të denjë, përfaqësim nga një atdhetare e devotshme e çështjes kombëtare dhe nga një profesioniste e vërtetë – që do të jetë krenaria e të gjithë neve, por edhe e juve që jetoni dhe veproni në tokat e të parëve tanë”, thuhet në komunikatë. 

Zgjedhja e Afërdita Xheladini-Çoku  është përkrahur në mënyrë unanime nga:

-Shoqata Shqiptare “Bashkimi” – (Suedi)
-Shoqata Kulturore “Elita shqiptare” (Norvegji)
-Forumi i Gruas Shqiptare në Danimarkë – FGSHD (Danimarkë)
-Shoqata studentore shqiptare – “Flamuri” – (Finlandë)
-Shoqata Kulturore Shqiptare “Atdheu” – (Suedi)
-Klubi Rinor Kulturor “Ilirida” – (Norvegji)

Lajme të ngjashme

Back to top button