Të mërkurën mbahet seanca e shpërbërjes së parlamentit

Seanca për shpërbërjen e Kuvendit do të zhvillohet ditën e mërkurë.

Kjo gjë është dakorduar në takimin e mëngjesit të koordinatorëve të grupeve parlamentare.

Në seancën e së mërkurës, do të shqyrtohet për miratim Nisma e Grupit Parlamentar të BDI-së, për shpërbërjen para kohe të Kuvendit.

Seanca është caktuar të zhvillohet në orën 12, njofton Kabineti i Kryeparlamentarit.

Nisma pritet të marrë mbështetjen e të gjitha partive parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button