Paketimi i cigareve efekt te duhanpirësit

Një studim i ri arrin në përfundimin se fotografitë e vëna në paketat e cigareve në shumë vende, janë më të efektshme sesa paralajmërimet me shkrim për ndalimin e duhanit. Por efekti i tyre duket se venitet me kalimin e kohës.

Sa më grafike aq më mire. Eshtë ky përfundimi i një studimi të ri për paralajmërimet në paketat e cigareve. Një ekip në Universitetin e Karolinës së Jugut në Shtetet e Bashkuara ka analizuar se cilat etiketa paralajmëruese ndikojnë që të rriturit të lënë duhanin, transmeton Standard.
Analiza e ekipit do të shfaqet në revistën amerikane për Mjekësinë Parandaluese në muajin dhjetor. Më shumë se 40 vende kanë vendosur etiketa paralajmëruese shëndetësore të shoqëruara me foto në paketat e cigareve.

Shkencëtarët theksojnë se duhanpirësit me arsimin të ulët vlerësuan se etiketat me fotografi ishin më të besueshme se sa paralajmërimet vetëm me tekst, një zbulim i rëndësishëm për vendet në zhvillim me norma të larta të pirjes së duhanit dhe me shkallë të lartë të analfabetizmit.

Por ata shtojnë se duhanpirësit bëhen më të pandjeshëm ndaj imazheve grafike në paketa siç janë ato me fotografitë e organeve të sëmura.

Në takimin e Seulit u diskutuan udhëzime mbi çmimet dhe masat tatimore për të reduktuar kërkesën për duhan. Delegatët nga 170 vende miratuan një traktat për të luftuar prodhimin dhe shpërndarjen e cigareve të paligjshme. Konventa për Kontrollin e Duhanit është ratifikuar nga 176 vende që kur hyri në fuqi në vitin 2005.

Shtetet e Bashkuara, prodhuesi kryesor i duhanit, dhe shtatë vende të tjera e kanë nënshkruar, por nuk e ka ratifikuar traktatin. Dhjetë vende nuk e kanë nënshkruar atë, duke përfshirë Indonezinë, një konsumator i madh i duhanit me 57-milion duhanpirës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button