70 euro bileta për ndeshjen Kosovë – Haiti

Kur iu përcaktuan çmimet prej 5, 7 dhe 10 eurosh, biletat e ndeshjes miqësore ndërmjet Kosovës dhe Haitit u konsideruan si shumë të shtrenjta. Madje, në shenjë pakënaqësie me çmimet, tifozët kishin kërcënuar edhe me bojkot të ndeshjes. Por, me tu hedh në treg, biletat janë shitur jashtëzakonisht shpejt.

Madje, në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën të dielën pas dite nuk gjendej asnjë biletë për t’u blerë, derisa interesimi i qytetarëve ishte shumë i madh. Organizatorët kanë konfirmuar se të gjitha biletat janë shitur brenda katër orëve sa ishin në treg. 

“Deri të dielën rreth orës 15:00 janë shitur të gjitha biletat në gjithë Kosovën. Në Prishtinë kanë mbaruar fillimisht. Kështu që nuk ka tjera bileta në shitje. Për tetë orë janë shitur të gjitha. Katër orë kanë qenë në treg të shtunën dhe afërsisht katër orë tjera të dielën”, ka deklaruar për Arenën Agron Selimi, menaxheri i kompanisë organizative të ndeshjes mes Kosovës e Haitit, ‘AT&Event’.

Lajme të ngjashme

Back to top button