Sobotka: Është parandaluar sulm eventual terrorist në Vjenë

Ministri austriak i Punëve të Brendshme, Volfgang Sobotka mbrëmë kumtoi se policia austriake ka arrestuar një person, nën dyshimet se ka planifikuar sulm me bombë në Vjenë.

Ai në konferencë për shtyp, tha se është arrestuar një shqiptar i radikalizuar islamik, i cili ka planifikuar sulm me bombë në Vjenë.

Një zëdhënës i policisë austriake ka deklaruar se i dyshuari është arrestuar në një apartament në Vjenë nga forcat speciale.

Sipas tij, shërbimet e huaja të inteligjencës i kanë paralajmëruar autoritetet austriake për sulm të mundshëm.

Gazeta austriake Krone raporton se një grup i islamistëve radikalë me prejardhje shqiptare ka planifikuar një sulm në Vjenë midis 15 dhe 30 janarit.

Ajo nuk i ka bërë publike burimet për raportin.

Personi i arrestuar është monitoruar nga forcat speciale prejse ka hyrë në Austri të premten herët, tha Krone.

Sipas gazetës, ai ka ndërtuar një mjet shpërthyes në Gjermani dhe ka planifikuar ta përdorë në Vjenë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button