Gruevski këmbëngul për koalicion me Ahmetin

VMRO – DPMNE-ja nuk heq dorë nga negociatat me BDI-në për formimin e qeverisë së re, pavarësisht se zyrtarisht thonë se nuk lëshojnë pe nga qëndrimet e tyre kundër zbatimit të gjuhës shqipe në gjithë vendin dhe zgjatjen e mandatit të Speciales. Komiteti ekzekutiv i VMRO – DPMNE-së edhe njëherë ka riafirmuar përkrahjen për liderin Nikolla Gruevski që të vazhdojë me bisedimet më partitë politike për formimin e Qeverisë së re, transmeton Alsat M.

Nga ana tjetër, pas takimeve të Ahmetit me Gruevskin dhe Zaevin, BDI-ja pritet që të mbledhë kryesinë partiake për të shqyrtuar qëndrimet që në këto takime me kreun e integristëve kanë shprehur liderët maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button