Ndodh në Shqipëri! Ujqërit sulmojnë nxënësit mes dëborës!

Fëmijët e fshatit Çerenec të njësisë administrative Gjoricë në bashkinë e Bulqizës janë sulmuar nga ujqërit teksa shkonin në shkollën e cila është disa kilometra larg fshatit, shumë pranë Maqedonisë.

Vetë familjarët janë shprehur për newsbomb.al se para dy ditësh fëmijët janë sulmuar nga ujqërit teksa shkonin në shkollë. “Halli më i madh janë kalamajtë. S’kemi as zjarr as drita por po rrezikojnë dhe fëmijët. Fëmijët shkojnë prej në Çerenec në Veçisht duke bërë disa kilometra në këmbë. U dolën ujqërit para e hofën fëmijët me spata se do na i kishte hongër kalamajt”,-janë shprehur ata, transmeton Lexo.al.
Të shqetësuar për situatën ata i bëjnë thirrje bashkisë Bulqizë që të marrë masa për sigurimin e transportit dhe për ngrohjen në shkollë pasi dhe xhamat janë të thyera. Rruga nga fshati Çerenec për në fshatin Veçisht është 5 kilometër. Edhe pse familjarët janë përpjekur ta hapin rrugën me lopata e kanë patur të pamundur pasi reshjet e dendura e kanë vështirësuar situatën, ndërsa shprehen se bashkia nuk ka ndihmuar në marrjen e masave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button