CNN: Fjalimi më radikal ndonjëherë, populizëm i pastër

Fjalimi i presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp në inaugurimin e tij ishte një ndër fjalimet më radikale në histori, thanë analistë të Si-En-En-it.

Përveç kësaj, analistët, të cilët e kanë ndjekur drejtpërdrejtë ceremoninë e inaugurimit të Donald Trampit, thanë se fjalimi tij ka qenë “populizëm i pastër”, transmeton MIA.

Fjalimi i Trampit i ka ngjarë atyre në fushatë, me atë që nuk ka pasur shumë “unë”, ka pasur më shumë “ne”.
Po ashtu, analistët thanë se Trampi e ka kritikuar establishmentin dhe ka folur kundër Uashingtonit derisa ka qëndruar në “qendër të atij qyteti”.

Presidenti i sapozedhur i SHBA-së gjatë fjalimit tha se 20 janari 2017 do të mbahet mend si ditë kur “pushteti iu kthye popullit”.
“Kjo do të ndryshohet nga ky moment, sepse ky është momenti Juaj. Ai Ju përket Juve. Do ta transferojmë pushtetin nga Uashingtoni drejtë Jush, popullit”, theksoi Tramp në fjalimin, pasi dha betimin në Kapitol Hill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button