Kinë, 29 viktima nga sulmi me thika

Zyrtarët kinezë kanë fajësuar separatistët e rajonit Xinjiang për një sulm masiv me thika që shkaktoi vdekjen e 29 personave dhe plagosjen e 130 të tjerëve në një stacion hekurudhor. 

Një grup njerëzish të veshur me të zeza hynë në një stacion në qytetin Kumming dhe nisën të godisnin me thikë njerëz të rastësishëm. Sipas agjensisë së lajmeve Xinhua, policia ka vrarë të paktën 4 prej keqbërësve.

Një femër që mendohet se ishte pjesë e këtij grupi është arrestuar, ndërsa vazhdon kërkimi për të tjerët që arritën të arratiseshin nga skena e krimit.

Autoritetet e kanë konsideruar këtë ngjarje si një “sulm terrorist të organizuar dhe të paramenduar”.

Minoriteti i myslimanëve ujgurë në Kinë që jetojnë në Xinjiang kërkon autonominë nga qeveria kineze dhe kërkon gjithashtu që t’i jepet fund ndrydhjes së fesë së tyre nga regjimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button