VMRO Popullore kritikon nacionalizmin e DPMNE-së

Qëndrimi VMRO-DPMNE-së në raport me partinë që përfaqëson shqiptarët në Qeveri është absolutisht i papranueshëm, sepse mund të ketë pasoja për të ardhmen e vendit, ka vlerësuar Partia VMRO Popullore.

Kjo parti ka theksuar se kësi mobilizimi kombëtar maqedonas nuk kishte as në fillim të viteve ’90 gjatë kohës së konfliktit të armatosur.

“VMRO-DPMNE përdor fjalor luftarak për të marrë me të mirë një patriot maqedonas për të votuar për ta, por epilogu përfundimtar i këtij mesazhi të pakuptimtë nuk mund të jetë e dobishme për të ardhmen e Maqedonisë. Qëllimi i zgjedhjeve nuk është integrimi i shpejtë në BE dhe NATO, për ekonomi më të mirë ose për më shumë demokraci.

Qëllimi ishte për të hequr  BDI-në nga Qeveria në mënyrë që VMRO -DPMNE, në vend të 56 deputetëve sa ka tash të fitojë një shumicë absolute në Parlament, duke fituar 62 vende.

“Një motivim i zbrazët dhe absolutisht e pabazë e një partie nuk është parë as në Maqedoni apo në ndonjë vend tjetër demokratik”, është thënë në deklaratave të VMRO Popullore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button