Arkitekti belg: Maqedonia e kërkon identitetin, nëpërmjet përmendoreve dhe arkitekturës

“Shkupi 2014” është teprim”, thotë arkitekti i njohur belg i cili është njëri nga projektuesit e Parlamentit Evropian, Geza Ogonovski, për TV “Telma” i cili vlerëson se arkitektët e brendshëm kualitativ duhet ta ndërtojnë identitetin e Maqedonisë, ndërkaq arkitektura duhet të jetë e përmbajtur në dimensionin humanist, transmeton Portalb.

“Është keq që sot të ndërtohet Shkupi, ashtu sikur janë ndërtuar objektet përpara 2000 vjetëve. E kuptoj se Maqedonia e kërkon identitetin e saj nëpërmjet përmendoreve dhe arkitekturës, por mendoj se ka teprim të caktuar. Pyetem se a është kjo mënyra e kërkimit të identitetit? Bëhet fjalë për fasadizëm. Në lidhje me arkitekturën, personalisht nuk e arsyetoj dhe mendoj se Maqedonia  ka arkitektë kualitativë, që të krijojnë vepra tjera, dhe jo sikur këto që i shohim sot”, thotë Ogonovski.

Projektet e arkitektit belg janë të lidhura me tendencën e ndërtimit të objekteve të përmbajtura energjetike dhe ekologjike. Për arritjen në arkitekturën botërore, Ogonovski i cili është edhe bashkëpunëtor i Universitetit “FON”, e ka fituar titullin “Doktor nderi”.

Përndryshe, “Shkupi 2014”, është projekti më i madh dhe më i shtrenjtë që e ka miratuar ndonjëherë Qeveria e Maqedonisë, e cila popullatës së Maqedonisë i kushtoi me qindra miliona euro.

Fillimisht, kostoja fillestare për këtë projekt, u paralajmërua se do të jetë 80 milion euro, ndërkaq tani ajo ka kaluar mbi 600 milionë euro.

Sipas paralajmërimeve për projektin në fjalë, ka qenë e paraparë që të vendosen 40 objekte dhe përmendore, ndërkaq të njëjtat tani janë vendosur mbi 130.

Për më shumë ndiqeni videon e BIRN Maqedoni:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button