Pirovska: Më sulmoi një njeri i policisë (DSK), kam filmim

Në protestën e djeshme kundër varfërisë në qendër të Shkupit, ka ndodhur një incident serioz ndërmjet të punësuarit në polici dhe drejtoreshës ekzekutive të Komitetit të Helsinkit për Maqedoni Uranija Pirovska.

“Unë vërejta se një pjestarë civil i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), po i legjitimonte pjesëmarrësit e protestës. Iu afrova dhe e pyeta se përse po vepron ashtu, por ai ma ktheu në mënyrë shumë të ashpër, më shtyu dhe do të përleshej me mua fizikisht, sikur të mos kishin ardhur të më ndihmonin njerëzit që po protestonin”, ka thënë Pirovska për portalin “Libertas”.

Ajo thotë se ka parë regjistrim filmik nga sulmi dhe dëshmitarët, prandaj të hënën do të ngrejë procedurë kundër personit të dhunshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button