Kosova me 17 mijë flamuj kundër Haitit

Ndeshja e parë ndërkombëtare e Kosovës me Haitin që më 5 mars do të luhet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm në mesin e qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Të shtunën në treg kanë dalë biletat për këtë sfidë, ndërsa informatat nga terreni flasin për shitje rekorde të tyre.

Në anën tjetër, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka ndërmarrë edhe një nismë promovuese për shtetin e Kosovës më 5 mars.

Kjo ministri ka filluar shtypjen e rreth 17 mijë flamujve të Kosovës.

“Flamujt për tifozët në ndeshjen Kosova vs. Haiti po shtypen. Do jetë nga një për secilën ulëse. Pra rreth 17 mijë flamuj”, thuhet në profilin e MKRS-së në Facebook. (ORAinfo)

Lajme të ngjashme

Back to top button