Bayerni nuk njeh kundërshtar

Bayerni nuk po di të ndalet, viktima e rradhës ishte Schalke.

Ekipi i Pep Guardiolës e demoloi tërësisht atë me rezultat të thelle 5 – 1 . Qysh në fillim vendasit treguan se sivjet s’dinë për konkurrencë në asnjë garë.

Në minutën e tretë austriaku David Alaba shënoi për 1 – 0 pas goditjes së dënimit, gjuajtje e cila pas devijimit përfundoi në rrjetë.
Bavarezët edhe në epërsi nuk dinin të ndaleshin , në minutën e 15-të, Robben shënoi pas një aksioni fantastik duke parabuluar portierin Fahrman.

Kroati Mandzukiq vazhdoi serinë e golave kur shënoi me kokë duke shfrytëzuar për mrekulli harkimin e Alabas.(24’) .

Për të thelluar epërsinë në 4 – 0 u përkujdes Arjen Roben me golin e tij të dytë personal në takim.

Edhe pse me rezultat të lartë 4 – 0 lojtari më i mirë i Schalkes ishte portieri që nuk lejoi që të pësojë më shumë gola në pjesën e parë.
Me këtë epërsi të lartë prej katër golash përfundoi pjesa e parë e tmerrit për Schalken.

Fillimi I pjesës së dytë dukej se nuk do të sjellte minuta interesante sepse me epërsinë e lartë të bayernit tashmë dukej gjithçka e përfunduar.

Schalke filloi të sulmojë por Neuer nuk u mposht deri kur në rrjetën e tij dërgoi topin bashkëlojtari Rafinha që gabimisht I dha golin e ngushëllimit mysafirëve.

Në minutën e 76-të Mario Mandzukiq u ndalua Brenda 16 metërshit nga greku Papadopulos që u ndëshkua me karton të kuq. Kjo penalty I ndihmoj holandezit të arrijë hat-trick dhe golin përfundimtar të takimit, transmeton koha.
.
Me këtë fitore Bayern vazhdon serinë e pandalshme ku gjatë tërë sezonit ka humbur vetëm 4 pikë, me dy barazime, sepse të gjitha takimet tjera I ka fitore.

Bavarezët kanë arritur në kuotën e 65 pikëve, 20 më shumë se Dortmund dhe duket se titulli veçse dihet se ku do të shkojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button