Shkup, shtrënjtohet fasada e “Siti Galeri”

Çmimi i pamjes së re baroke të “Siti Galeri” në Qendrën e Shkupit ka arritur mbi 1.8 milionë euro, shkruan BIRN, transmeton Portalb.

Marrëveshja e fundit e Qytetit të Shkupit me zbatuesin e projektit, ndërmarrjen ndërtimtare “Urban Invest”, është lidhur më 14 dhjetor të vitit 2016. Me vlerë prej 279 mijë euro, në procedurë të negocimit, pa shpallje publike, për ashtu siç thuhet “prokurimin e punëve të paparashikueshme.

“Urban Invest” është kryerësi i tërë projektit të fasadave të “City Gallery”. Ndërmarrja më parë ka nënshkruar marrëveshje me Qytetin e Shkupit me vlerë prej 1.5 milionë euro për rikonstruimin e fasadave, por edhe marrëveshje për dislokimin e monitorit të objektit.

Projekti themelor është i “INKOM Inxhinering”, ndërkaq zgjedhja ideore e arkitektëve Llaraz Dimov dhe Nikolla Stakinov. Të cilët qëndrojnë pas, pamjes së shumë fasadave dhe objekteve në zonën qendrore të Shkupit, por edhe të objekteve dhe projekteve tjera të “Shkupi 2014”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button