Erdogan mbyll shkollat e Gulenit, ‘Mehemt Akif College’

Lufta politike në Turqi ka hyrë në një fazë tjetër që pas publikimit të përgjimeve të kryeministrit, Recep Tayyip Erdogan.

Parlamenti turk ka miratuar një ligj që mbyll shkollat private, shumica e të cilave drejtohen nga Fetullah Gulen.Ky i fundit është një nga akuzuesit më të fortë ndaj Erdogan, ndërsa Kryeministri turk e akuzon klerikun që jeton në SHBA për komplot ndaj qeverisë së tij.

Shkollat private janë burimi më i madh i të ardhurave për lëvizjen politike “Hizmet” që drejtohet nga Gulen.

Ligji thotë se shkolla duhet të mbyllen deri më 1 shtator 2015-të. Studentët e këtyre shkollave do t’u nënshtrohen testeve për të hyrë në shkollat apo universiteteve shtetërore.Erdogan e ka justifikuar një ligj të tillë pjesë të reformës për përmirësimin e sistemit arsimor, pasi në këtë aspekt Turqia renditet shumë poshtë vendeve të zhvilluara.

Por, ligji nuk përfshin mbylljen e shkollave të Gulen jashtë Turqisë. Në Shqipëri dhe Kosovë ka kolegje dhe disa universitete të cilat financohet dhe drejtohen nga Gulen.

Por prishja e hallkës kryesore mund të vërë në rrezik shkollat e tij në Shqipëri dhe Kosovë. Kohët e fundit lëvizja “Hizmet” nuk është përfshirë shumë në politikë dhe Gulen ka mohuar se është i përzier në këtë mes. Por tensionet mes ish-aleatëve shpërtheu në vitin 2013, kur mbështetës të “Hizmet” në polici dhe sistemin e drejtësisë u përfshin në hetimet ndaj aleatëve të kryeministrit Erdogan. 

Lajme të ngjashme

Back to top button