Një 42 vjeçar gjendet i vdekur tek qarkorja e Shkupit

Gjatë ditës së djeshme në Shkup, më konkretisht rreth orës 17:15 minuta tek qarkorja e Shkupit në një makinë është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli.

Përskaj trupit është gjetur edhe një pistoletë. Zyrtarët policorë kanë dalë në teren dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për 42 vjeçarin me iniciale Z.Xh nga Shkupi.

Në vendngjarje ka dalë edhe Prokuror Publik i cili ka urdhëruar të kryhet obduksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button