AAG kundër ligjit për fekondim të asistuar

Maqedonia nuk ka problem vetëm ethet e zgjedhjeve. Një tjetër në mesin e shumë të tjerave është edhe propozim ndryshimi i Ligjit për fekondim të Asistuar. 

Këto propozime kanë nxitur reagimin e Asociacionit për Afirmimin e Gruas (AAG). Ata kanë shprehur paknaqësinë lidhur me propozimin e dhënë për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për fekondim të asistuar biomedikal që ka për qëllim mundësimin e gjetjes së një fëmije, duke përdorur një nënë zëvendësuese. 

“AAG- ja si pjesë e sektorit civil dhe si shoqatë e përkushtuar në promovimin e vlerave morale dhe familjare, shpreh pakënaqësinë ndaj kësaj nisme, e cila në emër të, gjoja të drejtave të njeriut, nxit veprime që shpijnë drejt dëmtimit të shtyllës kryesore te shoqërisë, pra familjes”, shkruan në reagim.

Sipas tyre, miratimi i këtyre ndryshimeve të ligjit e lartpërmendur hap rrugën për krijimin e familjeve jostabile dhe jo të shëndosha duke cenuar emocionin nënë-fëmijë. 

“Një ligj i tillë do ta trajtonte lindjen e fëmijëve si tregti-shitje, dhe do të hapte rrugë të reja për shitjen e trupit të femrës”. 

Më tej AAG-ja thotë se nismat si ky propozim janë në dëm të shoqërisë sonë, e cila shekuj me radhë ka qene promotore e vlerave morale, kombëtare, fetare dhe mbrojtëse e shenjtërisë së familjes. 

“Asociacioni për Afirmimin e Gruas u bën thirrje institucioneve të pushtetit dhe opinionit të gjerë që të jenë më të zëshëm në qëndrimin për moslejimin e miratimin të një ligji të tillë i cili rrezikon ecurinë normale të shoqërisë”.

Me theks të veçantë, ata ftojnë  partitë politike në kuvendin republikan që menjëherë ta ndërpresë nismën për miratimin e këtyre ndryshimeve në ligjin në fjalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button