Marshi i varfërisë: Të luftojmë për një jetë më dinjitoze

Para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot u mbajt Marshi i varfërisë me qëllim që ti dërgohet porosi Qeverisë se shteti duhet ti shërbejë popullit.

Marshi është organizuar për njerëzit e varfër në Maqedoni të cilët mezi mbijetojnë.

“ Të luftojmë për një jetë më dinjitoze me një ligj të ri për mbrojtje sociale”, kërkuan protestuesit.

Ata kërkuan nga qeveria që ti merr faturat e rrymës e familjeve të rrezikuara sociale dhe ajo ti paguaj ndërsa qytetarët më të varfër të lirohen nga pagimi i participimit për shërbime shëndetësore dhe barna.

Për fëmijët e këtyre familjeve “8 Shtatori” kërkon që të sigurohet vendqëndrim që më lehtë të obligohen dhe të kenë qasje më të lehtë për punësime.

Siç informoi Xhelo Hoxhiq nga “8 Shtatori” këto kërkesa janë si rezultat i takimeve të shpeshta me qytetarët të organizuara në të gjithë Maqedoninë

Lajme të ngjashme

Back to top button