Griezmann zgjedh numrin e fanellës në Man Utd (FOTO)
Antoine Griezmann është gjithnjë e më afër transferimit në Manchester United, shkruan Lajmi.net, përcjell Portalb.mk.
Manchester United është optimist për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Madje, e përditshmja britanike “The Independent” raporton se reprezentuesi francez ka zgjedhur numrin e fanellës në Old Trafford.
Griezmann dëshiron ta veshë fanellën me numrin e famshëm 7.
Ajo aktualisht i takon Memphis Depay, por holandezi është në prag të largimit nga Manchester United.