LSDM: Nëse Kamçev peshon 238 milionë, sa peshojnë Gruevski, Mijallkov dhe familja?

Me informacionin e magazinës ekonomike “Forbs”, se Orce Kamçev është biznis partneri më i afërt i Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit është pasaniku më i madh në Maqedoni, u vërtetua se ku janë paratë e qytetarëve, kumtojnë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, transmeton Portalb.

“Nëse Kamçev, i cili merrte tenderët milionëshe nga pushteti në ikje, sipas “Forbs” peshon 238 milion euro, sa peshojnë Gruevski, Mijallkov dhe familja, që i kanë kanalizuar paratë e tyre nëpër vende të ndryshme. Vetëm një firmë Kamçevit ka marrë 7 tenderë në vlerë prej 55 milion euro në projektin Shkupi 2014”, thuhet në kumtesën partiake.

Nga aty thonë se së shpejti do të dalin edhe krimet tjera të Gruevskit, dhe Mijallkovit me Kamçevin dhe biznesmen tjerë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button