DAP: Edhe 15 ditë për parashtrimin e fletparaqitjeve tatimore

Në Drejtorinë e të ardhurave publike (DAP), deri në fillim të javës që lëmë pas, janë dërguar gjithësej 40 mijë fletë tatime, informon zëdhënësja e DAP-it, Vesna Novakoviq.
 
‘Deri në këtë moment, sipas informacioneve të fundit tatimet shtesë i kanë paraqitur vetëm 40 mijë qytetarë. Presim që këto ditë të ketë fluks më të madh, sipas praktikës së zakonshme qytetarët e presin momentin e fundit, ndërsa afati ka filluar prej 1 janari dhe zgjat deri më 15 mars’ tha ajo.
 
Ditëve të fundit të punësuarit nëpër sportelet e kontakt qendrave shërbejnë nga 7-9 mijë qytetarë në ditë, ndërsa edhe shumë prej qytetarëve po e përdorin mënyrën elektronike për pagesë.
 
Vitin e kaluar 700 qytetarë e kanë shfrytëzuar shërbimin elektronik, ndërsa deri të martën 254 qytetarë kanë dërguar të dhëna për tatime shtesë ndëpërmet e-danoci.

DAP praktikon edhe shërbimin e ri për qytetarë të quajtur E-ndryshimi i të dhënave të adresës së banimit, ku me të paraqitur në telefonin falas, tregon emrin, mbiemrin si dhe numrin amë bashkë me ndryshimet e adresës së re bëhen ndryshimet./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button