Izraeli paralajmëron masa të reja ligjore për mbrojtjen e agjentëve të MOSSAD-it
Qeveria e Izraelit ka përgatitur masa të reja ligjore për parandalimin e zbulimit të identitetit të agjentëve të shërbimit informativ të saj, MOSSAD-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas artikullit në gazetën Haaretz, pritet që qeveria e Izraelit në mbledhjen javore të së dielës së ardhshme të miratojë masat ligjore sipas të cilave do të dënohen personat që mbledhin dhe i zbulojnë të dhënat që kanë të bëjnë me agjentët e MOSSAD-it.
– Masat do të miratohen nga Komisioni i Sigurisë së Brendshme.
Më tej thuhet se parashihet gjykim me burgim nga shtatë vite deri në burgim të përjetshëm për personat që zbulojnë identitetin e agjentëve të MOSSAD-it ose të dhënat që kanë të bëjnë me ta.
Pas Këshillit të Ministrave, theksohet se masat do të miratohen nga Komisioni i Sigurisë së Brendshme pranë parlamentit izraelit Knesset.
Në raporte të publikuara nga Izraeli dhe vendet perëndimore, theksohet se shërbimi informativ i Izraelit MOSSAD, i themeluar në vitin 1949, ka gisht në shumë atentate në vende të ndryshme të botës.