Mançevski: Gjithë bota dëgjoi të vërtetën e turpshme për Maqedoninë

Departamenti i Shtetit Amerikan në raportin e  fundit ka theksuar se në Maqedoni ka të burgosur politik, deklaroi në takimin me gazetarët Damjan Mançevski nga LSDM-ja, duke sqaruar se në raportin për të drejtat e njeriut janë të theksuar emrat e Kryetarit të Këshillit të Komunës Qendër Mirosllav Shipoviq dhe gazetarit Tomisllav Kezharovski.

Mançevski theksoi se ngjarjet që i ka theksuar Departamenti i Shtetit në raport janë tregues për ngecjen e demokracisë në Republikën e Maqedonisë dhe një turp që paraqet dëm serioz në imazhin ndërkombëtarë të shtetit.

Nga LSDM-ja kërkojnë rishqyrtimin e gjykimit të Kezharovskit dhe pret që edhe në rastin me Shipoviq, Gjyqi të vendosë në pajtim me ligjet dhe pa përzierjen e qeverisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button