Forcat izraelite detyruan palestinezët të falen në rrugë

Ushtria izraelite ka vendosur kufizime për hyrjen e palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa.

Mijëra adhurues palestinezë nuk janë lejuar nga izraelitët të kryejnë lutjen javore të së premtes në Xhaminë Al-Aksa.

Besimtarët palestinezë u detyruan të falen në rrugë, pasi atyre iu është ndaluar hyrja në Xhaminë Al-Aksa nga forcat izraelite, sipas Agjencisë Anadolu.

Ushtria izraelite ka lejuar që në xhami të hyjnë afërsisht 50 vetë.
Të premten, autoritetet izraelite vendosën qindra ushtarë në Al-Quds dhe ngritën barrikada në hyrje të qytetit.

Tensionet në Al-Quds janë rritur për shkak të planeve të parlamentit izraelit për mbikqyrje të vendeve të shenjta.

Lajme të ngjashme

Back to top button