Maleski: VMRO-ja duhet ta dorëzojë pushtetin
Ish Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Denko Maleski vlerëson se VMRO DPMNE-ja duhet ta dorëzojë pushtetin shumicës së partive të cilët janë për zbatimin e reformave urgjente dhe zgjatjen e mandatit të Prokurorisë Speciale.
Në një intervistë për Alsat, Maleski nuk përjashton mundësinë për tensione të nxitura nga VMRO DPMNE-ja për shkak se janë të përfshirë fate personale të politikanëve.
Maleski komentoi edhe platformën e partive shqiptare.