VMRO-DPMNE: Zoran Zaev të jep dorëheqje

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev duhet të jep dorëheqje dhe të ndalon të gjejë arsyetime qesharake duke ju referuar popullit, porositi Krsto Jovanovski nga VMRO-DPMNE.

“Kanë kaluar saktë 38 ditë, kurse Zoran Zaev edhe pse pati deklaruar se nëse humb në zgjedhje, dhe humbi, do të largohet nga politika, por këtë ai nuk mendon ta bëjë. Kaluan më shumë se një muaj, kur me 11 dhjetor u mposht politika destruktive dhe manipuluese e Zoran Zaevit të LSDM-së. Populli përkrahjen e madhe i ja dha VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, kurse Zoran Zaev u tërheq dhe vendosi të heshtë”, potencoi Jovanovski.

Jovanovski potencoi se dorëheqja është gjëja më e mirë që mund ta bëjë Zoran Zaev për Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button