Këto janë dhuratat më të këqija për dasmë, sipas ҫifteve!

Kur një ҫift martohet, është një mundësi mjaft e mirë për t’i dhuruar diҫka speciale për jetën e re. Nëse janë miq të afërt apo edhe familjarë, ndoshta ju u bëni dhuratën që kanë ëndërruar gjithmonë. Megjithatë, mes dhuratave të shumta që mund të mendoni, ka edhe nga ato që ҫiftet nuk i kanë me qejf t’ua dhuroni për dasmë. Shumë prej dhuratave janë “mjafton mendimi”, por po të mendoni pak më gjatë, do të bindeni se nuk është shumë e nevojshme për të shpenzuar shuma parash dhe në fund, dhurata juaj të mbetet në fund të dollapit si diҫka “simbolike.”, shkruan revista Class.

Cilat janë dhuratat që ҫiftet nuk preferojnë t’i kenë për ditën e tyre të dasmës.

 

Sende për darka formale

Ҫiftet moderne nuk i kanë shumë qejf eventet formale; nëse kanë miq, zakonisht ata hanë në mënyrë sportive, në living room, në kuzhinë apo edhe tryezën e dhomës së ndenjjes. Për këtë arsye, nuk është shumë e nevojshme t’u dhurosh atyre sende të tilla si peceta me unaza, mbulesa tavoline, gota kristali etj. Zakonisht, ata nuk i përdorin këto sende dhe kur i marrin si dhuratë për dasmë – ka shumë mundësi edhe t’i lënë mënjanë.

Aksesorë zbukurimi

Gjëra të tilla si jastëkë dekorativë, kuverta apo aksesorë të tjerë për krevatin nuk janë një ide e mirë për ҫiftet e reja. Mbi të gjitha, ata duhet të zgjedhin gjëra që i pëlqejnë të dy për krevatin, neutrale, kështu që preferencat tuaja mund të mos jenë aspak të ngjashme me të tyret.

Blender

Një Blender është me të vërtetë një dhuratë e tmerrshme. Nëse ҫifti janë njerëz që e përdorin shumë smoothie apo lëngjet e frutave, shanset janë që ju do të shtoni një tjetër në shtëpinë e tyre, ndërsa nëse nuk janë ҫift i tillë, nuk do jenë kurrë. Nuk ka mënyrë që me një dhuratë të tillë t’u ndryshoni stilin e jetës.

Dhuratat kineze

Edhe një herë e theksojmë: ҫiftet moderne nuk i kanë qejf dhuratat formale – është gjëja e fundit për të cilën kanë nevojë – një set me pjata kineze. Ai mund të përdoret vetëm në një rast dhe shanset janë që këto objekte të zënë një cep të dollapit për të mos u përdorur asnjëherë. Në ditët e sotme, kur kostoja e jetesës është e lartë, pse nuk mendoni të shpenzoni më pak para dhe me dhurata më të dobishme?

Sende të tjera funny

Artikuj qesharakë dhe argëtues nuk janë po ashtu një zgjedhje e mirë për ҫiftet. Shanset janë që çifti, në të vërtetë nuk ka për t’i përdorur kurrë. Zakonisht, nusja do ta konsiderojë një dhuratë të tillë si “simbolike”, por e vërteta është që ajo do të mbetet në fund të listës së gjërave funksionale. Nëse doni që të bëni një dhuratë vërtet të vlefshme, mendoni më mirë një gjë më të thjeshtë që vërtet do t’i hyjë në punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button