Shkodrani përkrah aktorit të Hollywood-it, Will Smith! Ja çfarë i thotë për shqiptarët…

Ai është shqiptari që ka arritur të luajë në filmat e “Hollywood”, edhe pse me role dytësore dhe tretësore. Marko Caka ka parë dhe takuar nga afër yjet hollivudianë, si Cameron Diaz, Megan Fox, Julia Roberts, Andie Macdowell etj., dhe ka pasur fatin të luajë përkrah tyre në disa nga filmat më të suksesshëm. Së fundmi, ai ka takuar një ndër personazhet më të dashur, yllin e filmave, Will Smith, shkruan Bordo.al.

“6 muaj më parë kur iu prezantova si shqiptar më shtrëngoi dorën dhe nuk ma lëshonte. Atëherë me dorën tjetër nxora celularin për të bërë një “selfie”, por nga krahu im ngaqë rrezatonin dritat. Ma mori celularin e më tha: “Të lutem, ma lër ta bëj unë foton për shqiptarët “let me to say hello all Albanians” (më lër të përshëndes të gjithë shqiptarët). Ky është “The best man on Earth”, Will Smith, ku jeta më solli shumë shpejt në të njejtën familje të Unionit “SAG-AFTRA””, ka shkruar në Facebook, Marko Caka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button