Konvokohet seanca e radhës e Këshillit komunal të Dibrës

Në seancën e mbajtur të Këshillit komunal të Dibrës  u miratua programi vjetor për përpunimin e planeve urbanistike në territorin e Komunës Dibër dhe verifikimi i nevojës për përpunimin e dokumentacionin planor urbanistik lokal për përcaktimin e lokalitetit për ndërtimin e kompleksit ekonomik-bazen peshku me objekte përcjellëse në Kosovrast të poshtëm .

Sa i takon llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Komunës së Dibrës të hyrat e përgjithshme  kryesisht ato të planifikuara kapin vlerën prej 252.905.000 denarë, ndërsa të realizuarat kapin shumën prej 229.619.551 denarë.

Në pjesën e veçantë të llogarisë përfundimtare të buxhetit të komunës së Dibrës për vitin 2013 u paraqitën shpenzimet sipas programeve , nën programeve kategorike dhe nënkategorive.

Në seancën e Këshillit komunal të Dibrës gjithashtu  u diskutua  edhe për  punën financiare të Entin publik, Qendra Ndërkomunale për Punë dhe politikë sociale për vitin 2013 ku njëzëri u miratua edhe kjo pikë e rendin të ditës edhe pse pati reagime dhe disa lëshime nga ky institucion shtetëror.

Lajme të ngjashme

Back to top button