Rritet numri i të infektuarve nga gripi në Maqedoni

Gjithsej 3.973 të infektuar të ri nga gripi janë regjistruar në Maqedoni prej 17 deri 23 shkurt të këtij viti, që është për 34,3 për qind më shumë nga periudha e njëjtë vitin e kaluar.

Janë evidentuar edhe dy raste të vdekjeve me vërtetim laboratorik infektim nga virusi Influenca A, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve nga gripi këtë sezon u rrit në shtatë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga gripi në sezonin 2013/2014 arrin 18.882 apo 37,9 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Numër më i madh i të infektuarve (2.735) është regjistruar në Shkup dhe në Kavadar (2.735).

Numri më i madh i të infektuarve(12.292) janë në grupmoshën prej 15 deri 64 vjet. 

Lajme të ngjashme

Back to top button