Zaev: Do të ndërtojmë vendit që shkatërroi VMRO-DPMNE

Në shekullin 21 nuk kemi kanalizim, pimë ujë të papastër, nuk ka as spital. Për ne koha gjatë këtyre 8 viteve është ndalur. Kështu u ankuan banorët e Pllasnicës pas takimit të mbrëmshëm me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.

“LSDM-ja përsëri do ta rindërtojë vendin tonë, prandaj dhe jemi këtu, t’ua ofrojmë masat tona dhe zgjidhjet për dalje nga kjo situatë, në të cilën na solli ky pushtet. Me masat sociale do ta kthejmë buzëqeshjen tek qytetarët”, tha Zaev.
 
Ai tha se e fiton Gruevskin tre herë me radhë në Strumicë sepse i din problemet e qytetarëve dhe menaxhon me komunën sipas interesave të tyre.

“Pushteti i Gruevskit nga paratë e qytetarëve shpenzoi në një ditë projekt në një qytet, ndërsa të tjerat i nxori jashtë shtetit në llogari të huaja të kushëririt të tij. LSDM-ja do ti kthejë paratë e qytetarëve”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button